Aksident në Maliq/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, lëndohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Maliq/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, lëndohen dy persona

Një tjetër aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit së kësaj të hënë. Një 27-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe vëllai i tij, shtetasi K.A, 30-vjeç, pasagjer në automjet.

 

Dy të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Advertisement

Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

 

Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy