Aksident në Shkodër, lëndohen babai dhe djali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Shkodër, lëndohen babai dhe djali

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Shirokë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Siaps policisë mjeti i drejtuar nga N.K ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur ai dhe djali i tij i mitur.

Të dy janë dërgaur menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Advertisement

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor  “Shkodër-Shirokë”,  motomjeti që drejtohej nga  shtetasi N. K., 38 vjeç,  ka dalë nga rruga.  Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij,  14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy