Aksident në ‘Vasil Shanto’/ Përplaset makina e policisë dhe BMW-ja, plagosen katër persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në ‘Vasil Shanto’/ Përplaset makina e policisë dhe BMW-ja, plagosen katër persona

4 persona kanë mbëtur të plagosur pas një aksidenti në afërsi të Vasil Shantos në Tiranë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku automjeti i policisë dhe një automjet tjetër, tip BMË janë përplasur me njëri tjetrin.

Advertisement

 

 

Të dëmtuar mbetën dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët.

 

Advertisement

 

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

 

 

Advertisement

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, te ura e  “Vasil Shantos”,  janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda”  i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMË” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy