Aksident te ‘Tregu i Orizit’ në Vlorë/ Plagoset rëndë i moshuari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident te ‘Tregu i Orizit’ në Vlorë/ Plagoset rëndë i moshuari

Një i moshuar është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti mëngjesin e kësaj të hëne.

 

Aksidenti ka ndodhur në Vlorë, në vendin e quajtur ‘Tregu i Orizit’.

 

Advertisement

Automjeti tip ‘Toyota’ ka përplasur të moshuarin teksa ecte me biçikletë.

 

I plagosuri është transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

 

Advertisement

 

 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy