Aksidenti me 8 viktima, Avokati i Popullit: Kambanë alarmi për forcimin e masave, të mbrohen të drejtat e emigrantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti me 8 viktima, Avokati i Popullit: Kambanë alarmi për forcimin e masave, të mbrohen të drejtat e emigrantëve

Avokati i Popullit ka reaguar pas aksidentit tragjik në Këlcyrë ku humbën jetën tetë persona, shtatë emigranë dhe 24-vjeçari nga Shkodra Edison Bregaj. Ky i fundit ishte shoferi i “Benzit” që përfundoi në lumin Vjosë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 2 prillit. Në një postim në rrjetet sociale Avokati i Popullit thotë se emigrimi i jashtëligjshëm është një çështje e ndjeshme me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin, thuhet në reagim.

Avokati i Popullit thekson se është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve.

Advertisement

Postimi i plotë: 

Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë 8 viktima.

Emigrimi i jashtëligjshëm është një sfidë mbarëbotërore dhe çështje e ndjeshme për shoqërinë në tërësi, me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit edhe në vendin tonë.

Ka shumë arsye që njerëzit vendosin të emigrojnë, përfshirë shkëputjen nga konfliktet, kërkesën për mundësi të reja punësimi dhe dëshirën për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjes.

Advertisement

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin. Adresimi në nivel global i çështjes së migracionit duke trajtuar shkaqet në origjinë, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

Forcimi i ligjit dhe zbatimin e tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet.

Është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandime ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë. Kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy