Aksidenti në mbikalimin e Saukut/ Publikohet fotoja e 20-vjeçarit që drejtonte ‘Audi’-n

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti në mbikalimin e Saukut/ Publikohet fotoja e 20-vjeçarit që drejtonte ‘Audi’-n

Klevis Ruçaj është i riu 20-vjeçar që shihni në foton e mëposhtme. Pasioni për shpejtësinë do të rezultonte fatal për të riun, i cili ndërroi jetë pasditen e së enjtes. Me shpejtësi mbi normën e lejuar, ai mori përpara barrierën mbrojtëse në mbikalimin e Saukut dhe ‘fluturoi’ drejt korsisë poshtë tij.

 

I riu ishte gjobitur pesë herë në më pak se një vit për manovrat e gabuara në timon, shpejtësi tej normave të lejuara apo edhe përdorim i celularit. Por, dita e enjte ishte fatale për të dhe jo vetëm. Në momentin e aksidentit ndodheshin dhe dy pasagjere në ‘Audi’, të cilat fatkeqësisht ndërruan jetë. Ato u identifikuan si Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy