Aksidenti, publikohet tjetër video/ Audi nuk mundi të frenojë për shkak të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti, publikohet tjetër video/ Audi nuk mundi të frenojë për shkak të shpejtësisë

Një tjetër video është publikuar nga aksidenti tragjik pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, ku tri të rinj ku humbën jetën.

 

Siç shihet nga pamjet kamerat kane fiksuar momentin kur “Audi” i drejtuar nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, teksa po i afrohej rrethrrotullimit nuk ka mundur të ndalet për shkak të shpejtësisë së madhe, por është përplasur me barrierat e dhe më pas ka rënë nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan.

 

Advertisement

Si pasojë e këtij aksidenti fatal humbi jetën jo vetëm drejtuesi i mjetit, por dhe dy vajza të cilat ishin me të, gjithashtu mbretën të plagosur dhe tre anëtarë të një tjetër familje, që ndodheshin në automjetin mbi të cilin ra “Audi”.

 

Aksidentet e fundit kanë detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të shtojë patrullat e rrugoreve dhe mjetet logjistike, në të gjithë vendin, për të kryer kontrolle ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit.

 

Advertisement

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit janë pezulluar 53 leje drejtimi për shpejtësi si dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 

Gjithashtu janë lëshuar 122 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara apo dhe për shkelje të tjera si përdorim i celularit dhe mosvendosje e rripit të sigurimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy