Aksioni i opozitës, Çupi: Nuk votojmë asnjë ligj nëse nuk plotësohen kërkesat tona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksioni i opozitës, Çupi: Nuk votojmë asnjë ligj nëse nuk plotësohen kërkesat tona

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka komentuar aktualitetin politik në vend dhe aksionin e opozitës që ka nisur që prej muajit tetor me bojkotin e parlamentit për të kultuar më pas me protestën që u mbajt para pak ditësh.

E ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Çupi tha se opozita nuk do të votojë asnjë ligj, nëse mazhorancë nuk plotëson kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore

Nëse opozita është në protestë është për të gjitha. Kemi një parim, kemi kërkuar të drejtat tona dhe kemi kërkuar ngritjen e komisioneve hetimoire. Në vend që të ulen në tryezë me opozitën, miratojnë ligje të njëanshme. Ne kërkojmë të drejtën si opozitë për të bashkëdrejtuar reformën zgjedhore. Duhet dakordësi me opozitën. Amnistia penale, jemi dakord t’i shërbejë qytetarëve të thjeshtë, por kaq e rëndësishme është edhe ligji për komisionet hetimore apo për zonat e mbrojtura. Ne nuk mund të shkojmë për një ligj, e për një tjetër jo. Ne që prej tetorit jemi në marrëdhënie të kushtëzuara deri në plotësimin e kërkesave”, tha Çupi.

Deputetja demokrate më tej shtoi se shpopullimi i vendit ka ndikuar edhe në numrin e ulët të votuesve dhe në këto kushte, ajo kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme të mundësohet vota e diasporës.

Advertisement

Jemi një vit para zgjedhjeve dhe kemi kohën e mundshme nëse ne si opozitë do bashkohemi. Politika ka të papritura dhe ne si opozitë duhet të jemi të përgatitur. Shpopullimi i vendi ka ndikuar edhe në vota. Ne do donim votën e emigrantëve . Ka disa mënyra koordinimi që votën e emigrantëve ta sjellim këtu ashtu siç duhet tu japim shqiptarëve alternativën tonë”, tha Çupi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy