Aksioni në MEK/ Rama: Muxhahedinët duhet të largohen nga Shqipëria, nëse ‘luftojnë’ kundër qeverisë iraniane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksioni në MEK/ Rama: Muxhahedinët duhet të largohen nga Shqipëria, nëse ‘luftojnë’ kundër qeverisë iraniane

 

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median gjermane, Der Spiegel, ka folur lidhur me operacionin e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

 

 

Advertisement

Rama ka deklaruar se ndonëse muxhahedinët janë pritur në Shqipëri, ata nuk duhet që të përdorin strehim në vendin tonë për aktivitet e tyre politike kundër qeverisë iraniane.

 

Rama thekson se Shqipëria nuk ka “dorë” në sulmet kibernetike të Iranit, të cilat dyshohet të jenë kryer nga muxhahedinët e strehuar në Shqipëri. Me këtë argument, kreu i qeverisë deklaron se nuk mbështet të tilla akte nga muxhahedinët, gjë për të cilën janë dakordësuar që në fillim.

 

Advertisement

 

Lidhur me largimin e tyre nga Shqipëria, kryeministri thekson se nëse duan që të ‘luftojnë’ kundër qeverisë iraniane duhet fillimisht të largohen nga Shqipëria.

 

Pjesë nga intervista:

Advertisement

 

SPIEGEL: Zoti Rama, javën e kaluar Forcat e sigurisë pranë Tiranës zhvilluan operacion në kampin e  MEK-ut iranian. Pse?

 

Rama: MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.

Advertisement

 

SPIEGEL: Kompjuterët e qeverisë në Teheran janë hakuar dhe kanë qarkulluar dokumente të ndjeshme. Rreth 100 PC dhe dhjetëra Hard disqet thuhet se janë konfiskuar tani. Mund ta konfirmoni këtë?

 

Rama: Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.

Advertisement

 

Spiegel: Pse pranuat me kërkesë të presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2016 për të pranuar mijëra muxhahedinë?

 

Rama: Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.

Advertisement

 

SPIEGEL: Nëse do të ishit MEK do preferonit të largoheshit?

 

Rama: E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy