
Partia Socialiste e Shqipërisë ka kërkuar nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online, mospublikimin e të dhënave personale, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në paltformën elektronike “Aktiv1st”.
Përmes një njoftimi për mediat, PS ka kërkuar gjithashtu fshirjen e çdo informacioni me të njëjtën përmbajte të publikuar nga mediat deri më tani.
Advertisement
Në njoftim thuhet se askush, përfshirë edhe vet PS-ja nuk ka autorizim prej përdoruesve që të kryejë publikimin e të dhënave.
Advertisement
PS ka paralajmëruar procedim sipas ligjit për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike.