“Aktivisti”/ Etjen Xhafaj: Lista nuk ka lidhje me aplikacionin. Jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Aktivisti”/ Etjen Xhafaj: Lista nuk ka lidhje me aplikacionin. Jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët

Deputeti socialist, Etjen Xhafaj ka konfirmuar në Vizion Plus se lista me të dhënat e qytetarëve që po qarkullon nuk ka lidhje me aplikacionin e Partisë Socialiste ‘Aktivisti’.

Në një bisedë të shkurtër me moderatorin Aleksandër Furxhi, Xhafaj bëri të qartë, se ‘Aktivisti’ nuk prek asnjë të dhënë sensitive të qytetarëve që përdorin këtë aplikacion por është një formë e drejtëpërdrejtë komunikimi me të gjithë mbështetësit socialistë.

Advertisement

Aleksandër Furxhi: Është normale që një parti politike bën propagandën e saj por bën përshtypje që në këtë listë që qarkullon ka emra gjykatësish e prokurorësh. Ju duket normale?

Etjen Xhafaj: Ajo listë që ka dalë nuk ka lidhje me aplikacionin ‘Aktivisti’. Besoj, ajo që po qarkullon është lista e pagave që më pas është ndaluar të publikohet nga Prokuroria, dhe sot në një nga faqet e asaj liste, figuronte edhe ish-Presidenti i Republikës dhe paguhej si President. Po ngatërrohen e po pëshihen emra lartë e poshtë vetëm për të ulur kredibilitetin dhe për të demotivuar atë që janë mbështetës të Partisë Socialiste që të mos përfshsihen në këtë komunikim.

Advertisement

Aleksandër Furxhi: Duke qënë se partia ka akses, sipas jush ka në këtë listë emra gjykatësish e  prokurorësh?

Etjen Xhafaj: Të dhënat që kërkohen nga aplikacioni nuk kanë të bëjnë me vendin e punës apo profesionin. Unë nuk kam se si ta di përveçse t’i njoh dhe nuk është as nga të dhënat që kërkohen të hidhen aty sepse ne kemi zbatuar ligjin për ruajtjen e të dhënve personale në këtë platfromë. Por ajo që thuhet nga ana tjetër është që këta e paskan vjedhur e po bëjnë publike disa të dhëna që është kontrata mes aplikacionit dhe përdoruesve dhe kjo është tërësisht e jashtëligjshme. Ajo listë që është publikuar nuk ka lidhje me aplikacionin sepse aty shfaqen edhe pagat.

Advertisement

Aleksandër Furxhi: Thuhet që u bëhet presion nëpunësve të administratës që të jenë aktiv në këtë platformë.

Etjen Xhafaj: Kjo është akuzë që është përdorur gjithmonë për çdo gjë që ka bërë mazhoranca. Ky aplikacion ka më shumë se katër muaj në përdorim dhe nuk di të jetë sharkuar ndonjë nga detyra apo të jetë cënuar njeri. Para dy javësh këta e zbuluan e nuk po iu pëlqen aktivizimi i mbështetsve tanë e kanë nisur tani nxjerrin lajme të rreme lartë e poshtë.

Advertisement

Aleksandër Furxhi: Nga opozita kanë dalë edhe copëza bisedash në rrjetet sociale që persona të punësuar në administratë tregojnë që iu bëhen presion

Etjen Xhafaj: Për mua sot është dita e parë që flas për apkilacionin jashtë takimeve të strukturave të PS me mbështetës të PS. Të gjitha takimet që kam zhvilluar për përfshirjen në këtë aplikacion kanë qenë vetëm takime të PS në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit e në funskion të së cilës ne kemi nisur një fushatë të drejtëpërdrejtë komunikimi, ku një vend të rëndësishëm e zë edhe pjesa e rrjeteve sociale. Ky është fokusi ynë, komunikiumi me qytetarët. Ndërkohë që kemi një fakt, që po futeën emra e lista që nuk kanë lidhje me PS.

Advertisement

Aleksandër Furxhi: Jeni gjithsesi në sferën e të dhënave sensitive të qytetarëve. Unë do t’ju kujtoj progres-raportin e BE ku thuhet se rrjedhja e të dhënave mbetet shqetësim në Shqipëri.

Etjen Xhafaj: Ne i kërkojmë njerëzve një username dhe një kontakt në rrjetet sociale apo email, nuk i këkrojmë as ID apo kode e llogari bankare pra ato që janë të dhëna të sensitivë. Nuk kemi marrë asnjë të dhënë nga asnjë qytetar që mund të përdoret kundër tyre.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy