Akuzat për fjalën në Strasburg/ Rama: Opozita e rublave ruse votoi pro rezolutës së Dick Martyt në 2011

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat për fjalën në Strasburg/ Rama: Opozita e rublave ruse votoi pro rezolutës së Dick Martyt në 2011

Akuzat e opozitës në lidhje me fjalimin e Ramës në Asamblene Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë sjell një tjetër reagim të kryeministrit.

 

Duke iu përgjigjur akuzave të Berishës, se me fjalimin në Strasburg I kishte future thikën Kosovës, kreu i qeverisë shkruan në tëitter se opozita e Rublave vazhdon të flasë mbrapsht.

 

Advertisement

Madje rama shigjeton kundërshtarët e tij politik duke shkruar se në 2011, kjo opozitë kur ishte në pushtet votonte pro rezolutës famekeqe të Dick Martyt kundër Kosovës dhe drejtuesve të UCK.

 

Kryeministri shfrytëzoi këtë reagim edhe për të shigjetur sërish opozitën në lidhje me financimet ruse të selisë blu.

 

Advertisement

Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy