
I riu shqiptar, Roxhers Demirazi, i cili është duke u kërkuar nga Greqia si i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, dyshohet se fshihet tek të afërmit në Shqipëri.
Mësohet se ai ka hyrë në Shqipëri në mënyrë legale nga pika kufitare e Kapshticës në datën 2 Shkurt, disa orë pas ngjarjes. Demirazi, i cili është me origjinë nga Korça dhe i lindur në Selanik, dyshohet se fshihet tek të afërmit.
I riu kaloi normalisht nga Kapshticë me pasaportën e tij shqiptare, pasi nuk ishte në kërkim deri në mëngjesin e datës 2 shkurt.
Advertisement
Policia shqiptare edhe pse ende nuk ka një kërkesë zyrtare nga Greqia për arrestimin e tij ka kryer kontrolle paraprake, por deri më tani nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e tij