Gjykata ka lënë në burg Andreë Boden, i cili akuzohet se ka ekzekutuar biznesmenin nga Saranda Edmond Papa.
Gjatë seancës, Bode ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Papës.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se Bode ka thënë se do të sjellë edhe dëshmitarë, për të vërtetuar deklaratat e tij.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk kam lidhje me personat me të cilët e akuzojnë se ka miqësi. Gjatë kësaj kohe jam fshehur sepse nuk kam besim tek drejtuesit e policisë.
Gjatë gjithë kohës kam qenë në Shqipëri nuk jam larguar jashtë vendit.
Andrew Bode u arrestua të mërkurën e 28 gushtit nga forcat RENEA gjatë operacionit të koduar “Plani”, pas dy vitesh arrati. Bode akuzohet për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.
Në momentin e operacionit, ai u gjet i fshehur në banesën e Julian Kalemit, po ashtu i arrestuar në të njëjtën ditë.
Së bashku me ta, në pranga ra edhe Andrea Kalemi një nga emrat që lidhet me disa nga ngjarjet më të rënda në vend gjatë dy viteve të fundit.
Andrea Kalemi dyshohet se po planifikonte hakmarrjen për vrasjen e babait të tij, Shyqyri Kalemi, në korrik të këtij viti në Memaliaj. Së bashku me të, gjatë atentatit u vranë edhe kamerireri Gledio Muka dhe një nga klientët e lokalit, Marsel Çela./vizionplus.tv