Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Edvin, i dyshuari si ekzekutor i Edmond Papës, zyrtarisht me sistemin TIMS rezulton të ndodhet brenda territorit shqiptar.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga të dhënat që kanë marrë dyshohet se 44 vjeçari me origjinë nga Berati mund të jetë larguar në mënyrë ilegale jashtë vendit.
Dyshimet janë se Bode mund të jetë larguar drejt Greqisë, dhe më pas tranzit drejt vendeve të tjera.
Ai është person me precedent penalë për drogë, por asnjëherë nuk është dënuar me vendim gjykate.
Mbi dyshimin se një nga autorët e vrasjes së Papës ndodhej në Greqi, një grup hetimor iu drejtua vendit fqinj për të bashkëpunuar në hetime.
Nga ana tjetër hetuesit kanë marrë në pyetje edhe babain e Albano Velos, Dilaver Velo. Ky i fundit oficer policie në komisariatin 4 dhe u pezullua nga detyra pas arrestimit të të birit si organizator në vrasjen e Papës.
Dilaver Velo ka pohuar sr nuk ka pasur dijeni për implikimin e të birit në ngjarje.
Por AMP ka nisir verifikimet për të verifikuar nëse i ati ka favorizuar Albano Velon për ta larguar nga Shqipëria.
Burime bëjnë me dije se janë verifikuar tabulatet telefonike të Albano Velos që kanë vërtetuar dyshimet e policisë që ditën e krimit, më 16 dhjetor, por edhe dy ditë para vrasjes ka qenë duke lëvizur në afërsi të zonës së Selitës.