Detaje të reja nga atentati ndaj Aleksandër Sadikaj/ Ja çfarë gjeti policia në shtëpinë e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje të reja nga atentati ndaj Aleksandër Sadikaj/ Ja çfarë gjeti policia në shtëpinë e tij

Detaje të reja janë zbardhur nga grupi hetimor për atentatin me eksploziv ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj.

 

Policia ka gjetur në banesën e Sadikajt në Sauk një jelek anti plumb, municione dhe një kavanoz me kanabis. Duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe nje pistoletë të cilën 27 vjeçari e mbante me vete, janë ngritur dyshime te forta se i riu i druhej ndonjë atentati. Për këtë po verifikohet nese viktima është përfshirë në ndonjë konflikt gjatë koheve të fundit.

 

Advertisement

Për policine është ende i paqarte vendi ku është montuar lënda plasese ndaj po verifikohen kamerat bazuar itinerarit qe ka ndjekur viktima, nga rruga “Infan Tomini” një natë para ngjarjes, tek banesa e tij në Sauk dhe autostrada Tiranë-Elbasan para momentit të ngjarjes.

 

Grupi hetimor është i bindur se objektiv i atentatit ka qenë Aleksandër Sadikaj edhe pse figuronte në emër të një tjetër personi. Kjo për faktin se viktima ka blerë automjetin tip “Golf” 5 muaj më parë, por nuk kishte bërë ndryshimin e pronësisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy