Alban Zusi: Paketa fiskale, mungesë vizioni për zhvillimin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alban Zusi: Paketa fiskale, mungesë vizioni për zhvillimin e vendit

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” deklaroi se paketa fiskale ka mungesë vizioni për zhvillimin e vendit.

“Ne nuk dimë si bëhen politikat. Politikat duhet të kenë të dhënë statistikore, analiza, analiza krahasuese me vendet e tjera të rajonit. Ne, këtë teknologji e kemi zero. Politikat tek në u jepen dy njerëzve dhe iu thuhet që na duhet një paketë fiskale, apo VKM për këtë punë. Paketat fiskale në vetvete tregon që nuk ka strategji. Nuk ka një strukturë të posaçme në ministri, që të marrë e të analizojë, e të ketë një metodologji të vetën që të shkojë drejt vendimit.”

Zusi theksoi se vendin ynë i bën politikat sipas interesave personale.

“Kjo paketë nuk është gjë tjetër veçse një provë e mungesë së vizionit për zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Në raportet që na vijnë nga Banka Botërore, ishte niveli shumë i ulët i vlerës së shtuar të produkteve që ne prodhojmë. Në të gjithë Evropën, jemi vendi që ia rrisim më pak vlerën produkteve që ne krijojmë. Paketa, në të gjitha pikat e saj e godet biznesin prodhues. E nga ana tjetër, nuk ka dhënë asnjë nxitje për të zgjidhur disa pika kritike që i bën prodhuesit shqiptarë që mos të arrijnë te vlera maksimale.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy