“Albania 1” dhe “Albania 2”/ Rama: Kemi shtuar dhe 8 satelitë, mbajmë nën monitorim korrupsionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Albania 1” dhe “Albania 2”/ Rama: Kemi shtuar dhe 8 satelitë, mbajmë nën monitorim korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dija se tanimë Shqipëria ka 8 satelitë të tjera, veçmas “Albania 1” dhe “Albania 2”, të cilat u njoftuan në shtator.

 

Sipas Ramës, të dhënat e marra nga satelitët kanë qenë frytdhënesë në menaxhimin e përmbytjeve dhe zjarreve në territorin tonë.

 

Advertisement

“Ofruesit e shërbimit u adaptuan me kërkesën për të shtuar numrin e satelitëve në dispozicion edhe përveç dy satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, u shtuan edhe 8 satelitë të tjerë nga kompania pa asnjë pagesë ekstra për të na furnizuar me më shumë imazhe në atë periudhë kohore kur kishte mundësi të shikohej territori. Sot ne mund të themi se kemi një bazë fantastike të leximit të territorit sipas nevoja të dikastereve”, tha Rama.

 

Sipas kryeministrit, implementimi i satelitëve bën që territori të jetë nën monitorim duke evituar madje edhe korrupsionin.

 

Advertisement

Duke folur për korrupsionin Rama u ndal dhe tek ndryshimet që do prekin kadastrën.

 

“Dje më çonte dikush një screenshot me një drejtor të Kadastrës së një qarku, të cilit i kërkonte një ndihmë për një dosje dhe drejtori thoshte se në kompjuter nuk del asnjë për pronat e qarkut tonë por na del Bulqiza apo Gramshi dhe po më ikin punonjësit. Arsyeja se pse disa punonjës ikin kur iu del Bulqiza apo Gramshi ndërkohë që presin t’ju dalë ndonjë copë e majme e këtyre territoreve është e qartë. 

Nga ana tjetër, jam i bindur se ky transformim do të sjellë një lehtësim të jashtëzakonshëm për qytetarët por edhe një mundësi për të gjithë të rinjtë të shkolluar që duan të shërbejnë për shtetin me paga tërësisht konkurruese me tregun sic do të jenë së shpejti pagat e Kadastrës.

Advertisement

 

Më në fund, vendet e punës do të jenë të arsyetuara me kontributin që njerëzit japin për punën. E kam shumë të qartë që në Kadastër do të na lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht”, tha Rama.

 

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku thekson se moti i keq ka vështirësuar punën, por megjithatë satelitët kanë dhënë rezultat. Ajo thekson se është mbuluar me imazheri rreth 47 përqind e sipërfaqes së territorit shqiptar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy