Teksa futej në sallën e Kuvendit pas një mungese të gjata që nga muaji shtator i vitit të kaluar, Sali Berisha, u ndal tek protesta e banoreve të lagjes “5 Maji” si dhe të Laprakes për prishjen e banesave të tyre.
Sipas Berishës, në cdo shtet, cdo pronar, është i detyruar t’u garantojë të njëjtën sipërfaqe banimi.
Deri në 2014 ligji parashikonte legalizim pastaj urbanizim.Të gjitha këto shtëpi janë ndërtuar para 2014 e trajtohen me këtë ligj, por kjo nuk ndodh sepse jo humanizmi, jo njerëzia, jo liritë e të drejtat e njeriut por urrejtja ndaj atyre që i ke vjedhur e mbi vjedhjet ke ndërtuar parajsën e lumturinë janë karakteristika të pushtetit kleptokratik.Të gjitha veprimet që kryhen ndaj këtyre banorëve, pretekstet që përdoren për legalizim janë të paligjshme, janë dhënie e efekteve prapavepruese në mënyrë antikushtetuese të ligjeve dhe një qëndrim mizor ndaj njerëzve në skena të papërsëritura. Bëhet dhe më tragjike kjo kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë në pallate janë përfaqësuesit e Lul Bravës.
Berisha u pyet nga gazetarët edhe për mënyrën sesi Komisioni i Rithemelimit do të regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit dhe aleancën e mundshme me LSI.
Negociatat janë ne vazhdim dhe ne do ti fitojmë këto zgjedhje. Këto janë zgjedhje ku ndeshet qytetaria me kleptokracinë.