Aleatët e PD: Në garë vetëm me një kandidat; do bashkëpunojmë me Berishën për zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aleatët e PD: Në garë vetëm me një kandidat; do bashkëpunojmë me Berishën për zgjedhjet lokale

Aleatët tradicionalë të partisë demokratike kërkojnë një marrëveshje të gjerë politike për të garuar në zgjedhjet lokale të vitit 2023 me një kandidat të përbashkët.

 

Fatmir Mediu, Dashamir Shehi e Agron Duka kërkojnë që kandidati për kryetar bashkie të përzgjidhet nga primare të hapura për të gjithë shoqërinë, jo vetëm të një partie ose nëpërmjet sondazheve.

 

Advertisement

FATMIR MEDIU

KRYETAR I PR

“Opozita duhet të dale vetem me nje kandidat per kryetar bashkie, por ka terren për secilen parti të dale më vete për këshilltaret. “

 

Advertisement

 

DASHAMIR SHEHI

KRYETAR I LZHK

“Nese do i hyjme aventures për të dale 2-3 kandidate do ia bejme gati fitoren Edi Ramës”

Advertisement

 

Sipas aleatëve në zgjedhjet lokale, duhet të bashkohen jo vetëm të dyja pjesët e PD, të gjitha forcat që janë në opozitë, por edhe ajo pjesë e shoqërisë që është kritike me qeverinë.

 

AGRON DUKA

Advertisement

KRYETAR I PAA

 

 “Stoli kete radhe eshte shume i rrezikshem, sepse nese ti perserit te njejten gabim te cilin e bere në 6 mars dhe del me 4-5 bashki, me fal po s’je për këtë pune. Ti , une dhe ne gjithe te tjeret duhet te fshihemi, ne duhet te leme mandatet pergjysem; te ikim te vijne te tjeret, nuk jemi te vlefshem per kete pune. “

 

Advertisement

Për kryetarët e partive të vogla, bashkimi me të gjitha forcat politike dhe Sali Berishën është e vetmja rrugë për të fituar në zgjedhje; dhe për ta nuk përbën problem fakti që Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është izoluar nga ndërkombëtarët së bashku me partinë demokratike.

 

 

FATMIR MEDIU

Advertisement

“Ne nuk po flasim kush do jete kryeministri, ne po flasim kush do te jete kryetari I bashkise, dhe ne dijenine time as Sali Berisha, as Ilir Meta e as Fatmir Mediu nuk garojne per kryetar bashkie.”

 

DASHAMIR SHEHI

“Une nuk shikoj asnje problem ne kete lloj situate, opozites I duhen te gjithe. Cfare na bashkon ne? Lufta kunder Edi Rames. Ky eshte halli qe kemi ne, pastaj ato shtetet e medhaja hallet e veta I zgjidhin vete, nuk kane nevoje t’ua zgjidhim ne.”

Advertisement

 

AGRON DUKA

 “Une bashkepunoj me cdo njeri qe me mundeson te sjell jeten politike ne normalitet. “

 

Advertisement

Zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm janë një test i fortë për opozitën, e cila në 2019 vendosi ti bojkotonte ato.

 

Deri më tani të gjitha forcat politike flasin për bashkim rreth një kandidati të vetëm për garën e bashkive, por mbetet për tu parë sa do të realizohet kjo, veçanërisht në kushtet kur çarja brenda PD vetëm sa është thelluar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy