Alibeaj tregon çfare u diskutua në takimin me zyrtaren e DASH: Mora mbështetje…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj tregon çfare u diskutua në takimin me zyrtaren e DASH: Mora mbështetje…

Përfundon takimi i Ndihmës Sekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.

 

Pas takimit, kreu i grupit parlamentar të PD-së u shpreh se mori mbështetje nga zyrtarja e lartë e DASH për një opozitë që sheh nga e ardhmja.

 

Advertisement

Ai tha se në fokus të diskutimeve ishin sfidat që prekin Shqipërinë, veçanërisht lufta kundër korrupsionit.

 

“Folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria po përballet sic është demokracie me gjithë strukturat e veta, zgjedhjet, krimi i organizuar, po ashtu edhe çështje të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në lidhjen e saj e të gjithë trajektoren vura re një mbështetje të madhe për të gjithë marrëdhënien që kemi. Mora OK-n për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë e të qëndrueshme, janë çështje të rëndësishme që na preokupojnë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy