Alqi Bllako në pranga/ Ulsi Manja: Drejtësia po punon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alqi Bllako në pranga/ Ulsi Manja: Drejtësia po punon

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja refuzoi të jepte një koment për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.

 

Ai tha se Partia Socialiste është mandatuar për të qeverisur dhe jo për të ndërhyrë në punët e drejtësisë.

 

Advertisement

Sipas Manjës, arrestimet në nivele të larta kanë ardhur si rrjedhojë e reformës në drejtësi të ndërmarrë nga vetë mazhoranca.

 

ULSI MANJA – MINISTER I DREJTESISE

 

Advertisement

Kjo mazhorancë ndermori një nga reformat më të mëdha ne keto 3 dekada që është reforma në drejtësi. Ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Ne jemi mandatuar për të qeverisur.

 

Manja paralajmëroi se dhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kadastrës së Vlorës shumë shpejt do të vihen para ligjit për abuzime me pronat në bregdet.

 

Advertisement

Nuk bën përjashtim as Vlora. Kemi qenë prezent në Vlorë, por tashmë jemi fokusuar në disa raste të denoncuara nga qytetarët. Hetimi nuk përzgjedh. Pas përfundimit të hetimit e gjithë gama nuk do jetë selektiv. Do jetë gjithë kategoria e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve. 

 

Deklaratat Manja i bëri nga Vlora, ku prezantoi ndihmën ligjore falas për personat në nevojë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy