Ambasada e Rusisë i përgjigjet Vizion Plus: S’kemi asnjë informacion nga autoritetet shqiptare për ngjarjen në Gramsh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada e Rusisë i përgjigjet Vizion Plus: S’kemi asnjë informacion nga autoritetet shqiptare për ngjarjen në Gramsh

Ambasada ruse në Tiranë nuk ka marrë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me ndalimin e shtetasve rusë pak ditë më parë në Gramsh pas incidentit në objektivin ushtarak.

 

Në përgjigje të kërkesës së Vizion Plus për të pasur një qëndrim nga Ambasada e Rusisë në vendin tonë mbi këtë ngjarje, drejtuesit e saj përmes një qëndrimi zyrtar bënë me dije gjithashtu se i janë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqiperisë për ta njohur me rastin dhe statusin e personave, shtetasve rus të arrestuar.

 

Advertisement

Më poshtë përgjigja e plotë e Ambasadës ruse për Vizion Plus.

 

Përshëndetje,

Ambasada e Rusisë në Shqipëri nuk ka marrë ende asnjë informacion nga

Advertisement

autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar

për infiltrim më datë 20 gusht 2022 në objektin ushtarak në qytetin e

Gramshit. Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat.

Në lidhje me këtë, Ambasada i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe

Advertisement

Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin

diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve,

vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e

mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një

Advertisement

takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë

të ndaluar.

Me respekt,

Ambasada Ruse nё Tiranё

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy