Ambasada italiane me godinë të re/ Hapet konkursi, marrin pjesë edhe arkitektët shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada italiane me godinë të re/  Hapet konkursi, marrin pjesë edhe arkitektët shqiptarë

Selia e re diplmatike e Italisë pritet të ndërtohet nga projekti fituesi i ideve, konkursi i së cilës u hap sot.

 

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj u shpreh entuziast për faktin që një konkurs i tillë nga shteti ynë fqinj hapet për herë të parë në Tiranë dhe përfshin edhe arkitektët vendas.

 

Advertisement

Sot jam dy herë i lumtur që prezantojmë këtë projekt. Së pari, sepse unë besoj fort që është një mundësi e jashtëzakonshme për të prodhuar një akupunturë në trupin e qytetit, e cila mund të prekë një nerv, por në të njëjtën kohë do të kemi më në fund një seli moderne, në qendër të Tiranës dhe një hapësirë e cila do t’i jepet dhe do jetojë me qytetin, duke filluar nga rikthimi në ambasadë i Institutit Italian të Kulturës, tek salla e ekspozitave, koncerteve. E shoh si një mundësi fantastike për Tiranën, si një shans për të pasur një bizhu të arkitekturës dhe lajmi i mirë është që në fakt nuk e lançojmë këtë projekt në Romë,  por e lançojmë në Tiranë.

 

Veliaj nxiti arkitektët shqiptarë të zhvillojnë sa më shumë ide, duke përmendur edhe projekte të ngjashme me atë të ambasadës italiane në Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy