Ambulanca bëri parakalim të gabuar, shoferi i arrestuar nē spital, bilanc tragjik nga përplasja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambulanca bëri parakalim të gabuar, shoferi i arrestuar nē spital, bilanc tragjik nga përplasja

Ndërtohet paraprakisht dinamika e aksidentit tragjik në afersi te Rinasit ku nje ambulance u perplas me nje makine tjeter duke lene te vdekur pacienten qe ishte brenda dhe disa te plagosur rende.

Sipas te dhenave paraprake rreth ores 23.30 te se shtunes, ne rrugen me drejtim levizje nga Aeroporti ďrejt mbikalimit te Kasharit, shtetasi Ilir Shullazi , 56 vjec, duke drejtuar Autoambulancen si rezultat i parakalimit te gabuar qe ka bere është përplasur me automjetin “Golf 5” me targe AB827AS, qe drejtohej nga shtetasi Antigon Besnik Abazi, 28 vjeç, banues ne Fush Kruje.

Nga verifikimi per alkool rezultoi ky shtetas qe ishte shofer i “Golf 5” rezultou ne masen 0.27mg/l dhe prova dyte 0.28mg/l. Makina e dy të rinjve po qarkullonte me drejtim nga mbikalimi i Kasharit per ne drejtim të Aeroportit. Nga perplasja mes dy mjeteve ambulanca është përmbysur në rruge. Si pasoje e aksidentit ka gjetur vdekjen brenda ne ambulance shtetasja Anila Berdaku rreth 42 vjec e cila ishte nisur nga Fushë-Kruja për nē Tirane pasi kishte pasur probleme me frymēmarrjen.

Po ashtu është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i ambulances shtetasi Ilir Shullazi ndaj cilit është marrē kampin gjaku per verifikimin per alkool. Jashtë rrezikut janë infermieri i ambulancës Arjan Agim Balluku, 30 vjeç si dhe pasagjerja e ambulancës Marsida Agim Berdaku 1989, banuese në Fushë-Krujë.

Advertisement

Nga automjeti “Golf 5” ndodhen në spital jashtē rrezikut drejtuesi i mjetit dhe në gjendje tē rëndē pasagjeri shtetasi Ymerlind Ilir Gashi, 21 vjeç banues Fushe-Kruje, i shtruar ne Spitalin e traumes. Prokurori Shpetim Garunja ka vendosur që drejtuesi i ambulance shtetasi Ilir Shullazi te ndiqet ne gjendje Arresti, ndersa drejtuesi i mjetit “Golf 5” Antigon Abazi do te ndiqet ne gjendje te lire.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy