Amnistia penale, miratohet amendamenti i Bardhit, rrëzohet ai i Alibeajt. Basha largohet nga seanca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Amnistia penale, miratohet amendamenti i Bardhit, rrëzohet ai i Alibeajt. Basha largohet nga seanca

Kuvendi ka votuar amendamentet e Gazment Bardhit për amnistinë penale, ndërsa kanë rrëzuar amendamentet e deputeti Enkelejd Alibeajt.

Me 110 vota pro, 1 abstenim nga Ermonela Felaj dhe 1 kundër nga Agron Shehaj, niratimi i amnistisë penale do i japë lirinë 700 të dënuarve, ndërsa 400 të tjerë do përfitojnë ulje dënimi.

Pas votimit, Luzlim Basha dhe deputetët e tij u larguan nga salla.

Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Advertisement

Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të madhe sesa në variantin e parë.

Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Advertisement

Miratimi i amnistisë penale erdhi pas dakordësisë së arritur mes PS dhe grupit të Rithemelimit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy