ANALIZA: Zgjerimi i BE-së është interes i përbashkët dhe strategjik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA: Zgjerimi i BE-së është interes i përbashkët dhe strategjik

Nga Heiko Maas, Augusto Santos Silva and Anze Logar, Balkan Insight

Bashkimi Europian vazhdon të jetë garancia më e mirë për paqen, demokracinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Për gati 70 vite, BE na ka ndihmuar të lëmë menjë anë dallimet  dhe të rrisim unitetin e kontinentit tonë.

Sidoqoftë, nuk duhet t’i marrim të mirëqena arritjet e saj. BE duhet të vazhdojë t’u përgjigjet sfidave për një të ardhme më të mirë. Zgjerimi i BE-së është një nga elementët që do të ndërtojë këtë të ardhme, bazuar në një angazhim dhe vizion të përbashkët.

Të udhëhequr nga vlerat e Bashkimit Europian  dhe duke iu nënshtruar kushteve të qarta, zgjerimi i BE-së ka treguar të jetë një nga mjetet më të suksesshme në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe reformave politike, ekonomike dhe shoqërore.

Advertisement

Politika e zgjerimit ka qenë gjithashtu thelbësore për të forcuar praninë e BE-së në arenën globale, duke siguruar kështu sigurinë tonë kolektive.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.

Pas zgjerimit me sukses në jug dhe në lindje, BE është në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, që është në zemër të kontinentit tonë. Ky proces nisi në Këshillin Europian të mbajtur në Feira në Qershor 2000, nën Presidencën Portugeze të Këshillit të BE-së, kur Krerët e shteteve dhe qeverive pranuan se vendet e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrës në Procesin e Stabilizim-Asociimit ishin kandidatë të mundshëm për Anëtarësimin në BE.

Që nga ajo kohë, ky parim, i rrënjosur në ” Agjendën e Selanikut për Ballkanin Perëndimor ” dhe i rikonfirmuar në Sofje në 2018 dhe në Zagreb në vitin 2020, mbeti një gur themeli i politikës së BE-së ndaj vendeve kandidate.

Advertisement

Aktualisht, bisedimet për hyrjen në BE janë duke u zhvilluar me Malin e Zi dhe Serbinë. Në Mars 2020, Këshilli Europian ra dakord për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, raporton abcnews.al

Këshilli gjithashtu miratoi një metodologji të re të zgjerimit që do të gjallërojë procesin e pranimit.Nën këtë metodologji të zgjeruar, u  mbajtën Konferencat e para politike Ndërqeveritare me Malin e Zi dhe me Serbinë gjatë Presidencës Portugeze të Këshillit.

Qëllimi  është të përqendrojmë përpjekjet e të dy vendeve gjatë gjithë procesit të pranimit; në sundimin e ligjit, të drejtat themelore, funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën e administratës publike, si dhe kriteret ekonomike.

Me pak fjalë: për kushte më të mira jetese për popullatën dhe qëndrueshmëri më të fortë ndaj ndikimit të vendeve të treta.

Advertisement

Ne jemi shumë të shqetësuar se nuk kemi qenë ende në gjendje të fillojmë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pavarësisht nga fakti se Këshilli vendosi ta bëjë këtë në Mars 2020.

Të dy vendet kanë kryer një sërë reformash dhe Maqedonia e Veriut ka investuar një kapital kryesor politik mbi Zgjerimin, madje duke ndryshuar edhe emrin e vendit. Është koha që BE të përmbushë premtimet e saj. Presidenca Gjermane dhe Portugeze kanë punuar shumë në gjetjen e një kompromisi që do të na lejojë të ecim përpara dhe Presidenca Sllovene do të vazhdojë këto përpjekje dhe do të vazhdojë punën e kryer deri më tani.

Ne besojmë se çështjet dypalëshe nuk duhet të pengojnë përparimin që ka kaq shumë rëndësi për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Është pikërisht procesi i zgjerimit dhe perspektiva e anëtarësimit në BE që ofrojnë kornizën më të mirë të mundshme për tejkalimin e pikëpamjeve divergjente midis të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

Prandaj, duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të bëjmë thirrje për heqjen e bllokadës aktuale, e cila po minon besueshmërinë e BE-së dhe bie ndesh me interesin strategjik që kemi në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të shënojmë një tjetër moment të rëndësishëm në këtë rrugë drejt stabilitetit dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur.

Advertisement

Në të njëjtën kohë, autoritetet dhe të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri gjithashtu duhet të vazhdojnë reformat dhe përpjekjet e tyre për të forcuar demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe për të forcuar  ligjin, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, lirinë e medias dhe shoqërinë civile.

Ne jemi të vetëdijshëm se procesi i zgjerimit është veçanërisht i mundimshëm. Udhëtimi i Portugalisë dhe Sllovenisë drejt BE-së shërbejnë si dëshmi. Por reformat e kërkuara për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet administrative dhe para së gjithash përfitimin e qytetarëve të tyre.

Me fjalë të tjera, zgjerimi nuk ka për qëllim vetëm të çojë në një bashkim më të fortë, por në institucione më demokratike, të drejta dhe transparente, duke u ofruar njerëzve më shumë mundësi dhe standarde më të mira jetese.

BE është partneri i parë tregtar i Ballkanit Perëndimor. Kompanitë e BE-së janë investitorët kryesorë në rajon. Por marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor shkojnë  përtej tregtisë.  BE ka ofruar mbështetje financiare dhe teknike për të forcuar funksionimin e institucioneve demokratike dhe për të përmirësuar lidhjen në rajon dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Advertisement

Udhëtimi në BE është bërë gjithashtu më i lehtë për shumicën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kosova mbetet vendi i vetëm pa liberalizimin e vizave në rajon dhe BE është e përkushtuar për ta çuar këtë proces përpara.

Për më tepër, qytetarët dhe kompanitë nga rajoni tashmë po marrin pjesë në programet e BE-së si Erasmus +, i cili mbështet shkëmbimin e njohurive midis studentëve, ose programin e Europës për të përmirësuar konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME).

BE, gjithashtu ka treguar ​​solidaritet. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, BE iu përgjigj thirrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vepruar sa më shpejt që të ishte e mundur  dhe ka mbledhur gati 16 miliardë euro.

Një e treta e eurove  apo dollarëve që është shpenzuar për skemën globale të vaksinave, COVAX, duke siguruar qasje në vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vjen nga BE dhe vendet e saj anëtare.

Advertisement

BE ka investuar afër 3 miliardë euro për të financuar prodhimin e vaksinave, në të cilat do të përfitojnë qytetarë në të gjithë botën, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Dozat e para janë dorëzuar tashmë, të tjera pritet të shpërndahen më vonë, raporton abcnews.al

Për më tepër, BE ka mbështetur rajonin që nga fillimi i krizës, duke mobilizuar një paketë thelbësore prej 3.3 miliardë eurosh për të adresuar krizën e menjëhershme shëndetësore dhe për të zbutur efektet e saj socio-ekonomike, si dhe një paketë investimesh që arrin deri në 9 miliardë euro për rimëkëmbjen dhe zhvillimin afatmesëm të rajonit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu kanë demonstruar një solidaritet të rëndësishëm midis tyre përkundrejt pandemisë. Bashkëpunimi rajonal mbetet një faktor kryesor për shfrytëzimin e potencialit të plotë ekonomik të rajonit dhe për promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Shpresojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapa ambiciozë në Samitin e e Berlinit në 5 korrik drejt arritjes së një Tregu të Përbashkët Rajonal, i cili do të lejojë veprimtaritë  e lira në rajon.

Advertisement

BE, si një bashkim i Shteteve të ndryshme anëtare, secili me traditat dhe historinë e vet, nuk do të ketë sukses, nëse nuk ruan vlerat e saj të përbashkëta. Marrim si shembull -Gjermaninë, Portugalinë dhe Slloveninë, “Presidenca Trio” aktuale e BE-së.

Të tre vendet kanë histori dhe përvoja të ndryshme. Por ne besojmë në atë që Jean Monnet, një themelues i BE-së tha një herë, ” Bëni që burrat të punojnë së bashku; tregojuni atyre se përtej ndryshimeve dhe kufijve të tyre gjeografikë, qëndron një interes i përbashkët ”.

Ky interes i përbashkët është një Europë paqësore, të fortë dhe me prosperitet, e aftë të mbështesë interesat dhe vlerat e saj në një botë gjithnjë e më konkurruese.

Për ta arritur këtë, Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Advertisement

Përktheu Sonila Backa-abc

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy