Anëtar i një grupi kriminal, vihet në pranga 34-vjeçari në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anëtar i një grupi kriminal, vihet në pranga 34-vjeçari në Durrës

 

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34-vjeçar të dyshuar si anëtar i një bande kriminale. 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

 

34-vjeçari rezultonte person me precedent të theksuar kriminal. Në 4 prill të vitit 2022 ai ishte ndaluar nga uniformat blu dhe i ishte gjetur lëndë narkotike e llojit heroinë, të cilën po ia shiste një tjetër personi.

Advertisement

 

Njoftimi i policisë:

 

Durrës

Advertisement

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, pas një hetimi 17-mujor me metoda speciale hetimi.

 

Kapet dhe vihet në pranga pjesëtari i një grupi kriminal.

Advertisement

 

34 vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021, për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

 

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtari”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Shahinë, Durrës.

Advertisement

 

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2021, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe më pas të referuara në Prokurori, ku u regjistrua një procedim penal për këtë rast.

 

Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë. Në një nga episodet, konkretisht më datë 04.04.2022, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi D. Sh.

Advertisement

 

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, më datë 01.03.2023, kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprat e mësipërme penale.

 

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas, kryesisht të shpërndarjes së drogave të forta, të veprimeve të kryera për llogari të grupit kriminal, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy