Ardhja e punëtorëve të huaj/ Malaj: Nuk ofrojnë cilësi dhe rendiment të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ardhja e punëtorëve të huaj/ Malaj: Nuk ofrojnë cilësi dhe rendiment të lartë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur këtë të diel në emisionin “E-zonë” në “Vizion Plus” për efektet e punësimit të të huajve në tregun vendas, kërkesë që vjen si pasojë e emigracionit në rritje, ose ofertës së ulët.

Ai sqaroi se një punonjës i huaj nuk e nxjerr kurrsesi nga tregu i punës një shqiptar të kualifikuar.

Sipas tij, ardhja e punëtorëve nga vende të largëta aziatike nuk shkakton presion në sistemin e pagave, dhe se një pjesë e tyre, në krahasim me shqiptarët, nuk ofrojnë cilësi dhe rendiment të lartë.

 

Advertisement

“Duhet të kemi parasysh efektet reale që ka papunësia në Shqipëri. Edhe ligji duhet ta përcaktojë qartë se çdo vend i lirë punë në ekonominë shqiptare afrohet në mënyrë transparente për shqiptarët. Kompanive iu lihet një kohë e caktuar për të gjetur punëtorin dhe ekspertin shqiptar. Nëse tregu ynë i punës nuk e afron këtë, për shkak të emigracionit të lartë dhe ofertës së ulët, kompanive iu lind e drejta që të marrin dhe punonjës të huaj. Nuk mund ta shohim me shumë frike ardhjen e ekspertëve, sidomos në sektorët konkurrues. Biznesi shqiptar do dëmtohej nëse kapitali mungon dhe ekonomia jonë do të kishte problemet e saj. Një i huaj nuk e nxjerr nga tregu i punës një shqiptar, nëse vetë ai nuk është i kualifikuar ose nuk ka dëshirën për ta bërë atë pune…Një pjesë e punëtorëve të huaj nuk e kanë rendimentin dhe cilësinë e punës që bëjnë shqiptarët. Nuk është vetëm te paga.”

 

Për Malajn, politikat publike duhet të përshtasin më mirë kërkesën dhe ofertat në treg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy