Arinjtë dëmtojnë 3 ferma bletësh në Voskopojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arinjtë dëmtojnë 3 ferma bletësh në Voskopojë

Sipas Anton Falo, bletar i këtij fshati një gjë e tillë ndodh për herë të parë në fermat e bletëve të fshatit të njohur turistik

Arinjtë kanë shkatërruar disa koshere bletësh por ajo çfarë i shqetëson më së shumti bletaret është frika e rikthimit të arinjëve edhe herë të tjera në këto ferma.

Në kushte të tilla po mendojnë t’i zhvendosin fermat e tyre me pranë qendrës së banimit por ajo çfarë i pengon për momentin është mungesa e kullotave pranë fshatit.

Një vit më parë në fshatin Damjanec bletërritësit kanë qenë të detyruar të largojnë fermat nga fshati i tyre pasi dëmet nga arinjtë kanë qenë shumë të mëdha

Advertisement

Ripyllëzimi i zonës malore të Voskopojës ku ndodhen dhe fermat e bletëve ka rikthyer arinjtë, gjë e cila nuk kishte ndodhur gjatë viteve të fundit edhe për shkak të zjarreve të herëpashershme që kishin rënë në këto zona. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy