Arkeologjia si atraksion turistik, planifikohet restaurimi i disa objekteve monument kulture

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arkeologjia si atraksion turistik, planifikohet restaurimi i disa objekteve monument kulture

Arkeologjia  dhe Trashëgimia Kulturore kanë në fokus të 2024 jo vetëm për ruajtjen e vlerave të tyre por edhe si pika kyç të atraksioneve turistike.

Me këtë qëllim u mblodhën sot Instituti i Trashëgimisë kulturore, Akademia e Shkencave dhe Institutin e Arkeologjisë, ku u diskutua hartimi i disa planmenaxhimeve për parqet kombëtare që nga Bylisi deri në Finiq, Belsh e pa lënë jashtë vëmendjes edhe veriun e vendit.

“Për vitin 2024 në një sinergji veçanërisht në vendet ku gërmohet sic janë gërmimet në Finiq, Bylis, Butrint, por edhe për të hapur perspektivat reja në disa vende të reja ku duhet të ndërhyjmë. Lezha për mua është prioritare, Shkodra, e cila vitin e fundit kaloi butrintin për vizitore’, tha arkeologu Neritan Ceka.

Restaurimit do t’i nënshtrohen edhe një sërë monumentesh kulturore, ndërsa pritet që me krijimin e ministrisë së re të ngrihet edhe një plan i ri menaxhimi.

Advertisement

“Një ndër monumentet që kemi në plan për restaurimin është Belshi. Një projekt interesant që kemi është restaurimi i Kishës së Krutjes, Kisha në Kozar. Në formën e menaxhimit të monumenteve të kulturës, kjo është pjesë e një politike edhe më të madhe të ministrisë së tanishme. Me një strukturë të re jemi duke punuar për një plan menaxhimi për të zhvilluar një plan më konkret, që jo vetëm të menaxhojmë monumentet por edhe publikun i cili do të shkojë dhe të aksesojë’, tha drejtoresha e IKTK, Klesta Qirici.

Arkeologet mbeten skeptik lidhur me menaxhimin e siteve arkeologjike nga të huajt.

“Siç ka ndodhur në Butrintin, siç ka ndodhur në Durrës me fondin Amerikan të Zhvillimit i jepet një studioje, ajo paraqet projektin dhe nuk futen duart. pra ai që ka marr menaxhimin siç është grupi italian nuk mund të jetë njëkohësisht edhe përpunues i draftit sepse është konflikt interesi”, tha Ceka.

Po ashtu u bë edhe  prezantimi i vëllimeve “Iliria” 2023 dhe “Monumentet” 2023” ku u paraqitën  rezultatet e vitit që lamë pas në fushën arkeologjike./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy