Elbasani kampion i kategorisë së parë, verdheblutë festojnë titullin dhe rikthimin në elitën e futbollit shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elbasani kampion i kategorisë së parë, verdheblutë festojnë titullin dhe rikthimin në elitën e futbollit shqiptar

Elbasani u shpall kampion i kategorisë së parë në futbollin shqiptar, duke siguruar një vend për sezonin e ardhshëm në mesin e më të mirëve të futbollit tonë.

Verdheblutë fituan takimin e fundit të kampionatit në shtëpi 3 me 2 kundër Bylis, kundërshtar gjithashtu që e kishte siguruar më herët kalimin në superiore sezonin e ardhshëm.

Dueli i fundit mes dy ekipeve më të mira të kësaj kategorie u luajt në praninë e mijëra tifozëve në “Elbasan Arena” dhe u mbyll me festen e vendasve të cilët ngritën lart trofeun e kampiones së kësaj kategorie, dorëzuar nga presidenti Armand Duka.

Suksesi i AF Elbasanit bën që klubi verdheblu të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar, pas shumë e shumë vitesh të vështirë, të cilat kulmuan me shkrirjen e klubit të vjetër historik Kf.Elbasani dhe formimin e një klubi të ri Af.

Advertisement

Elbasani, të cilit iu desh ta niste aventurën nga zero në kategoritë inferiore për të arritur sot këtë sukses që i dedikohet një menaxheri të mirë financiar, por edhe sportiv, me lojtarë të njohur në organike të drejtuar nga trajneri Nevil Dede i cili në 2016 shpallej kampin si kapiten me verdheblutë.

Pas ceremonisë zyrtare të ngritjes së trofeut të kampiones në stadiumin Elbasan Arena, festa e lojtarëve dhe stafit të skuadrës u zhvendos në qendër të qytetit, ku mijëra tifozë e qytetarë përshëndetën suksesin e rëndësishëm sezonal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy