Elbasani në festë, skuadra ngjitet në Superiore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elbasani në festë, skuadra ngjitet në Superiore

Spektakël i madh në qytetin e Elbasanit.  Ngjitja në Kategorinë Superiore të ekipit të Elbasanit, është cilësuar si një fitore e madhe për ekipin, mbarë tifozët por edhe qytetarët elbasanas.

Gjatë të gjithë pasdites së sotme, ekipi dhe Elbasani ka festuar titullin kampion në kategorinë e parë në futbollin kombëtar.

Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Gledian Llatja, që në orët e para të mbasdites qendra e qytetit ka qenë vetëm për ekpin, tifozët dhe shumë qytetarë të cilët kanë përgëzuar ekipin për rikthimin e tyre në kategorinë superior.

Stadiumi Elbasan “Arena” u mbush me tifozë si dhe me plot urime dhe krenari, duke befasuar ekipin nga përkrahja e padiskutueshme e tifozëve.

Advertisement

Pas ndeshjes me Bylis, skuadra AF Elbasani parakaloi në bulevardin e qytetit së bashku me sportdashësit.

Ka qenë një atmosferë e madhe festive për qytetin e Elbasanit rikthimi i ekpit në superior, ku bashkia Elbasan ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj skene si edhe të festojnë në një koncert të madh në sheshin “Gensher”. Festimet kanë vijuar, me lavdërime për lojtarët e talentuar dhe trajnerin e tyre.

Ky është një rikthim i madh në elitën e futbollit shqiptar që tifozëve elbasanas u kishte munguar aq shumë.

Krijuar tre vite më parë, ekipi ngjiti shkallët dhe tani do të përfaqësohet mes më të mirëve, aty ku duhet të jetë.

Advertisement

Bashkia e Elbasanit meriton një vlerësim për kontributin e saj në suksesin e ekipit të futbollit, pasi ka luajtur një rol kyç në promovimin e sportit në komunitet, duke organizuar evenimente dhe programe të sportit, si edhe duke nxitur zhvillimin e talenteve të futbollit.

Mbështetja e vetë kreut të bashkisë në cdo ndeshje të ekipit ka ndihmuar në rindërtimin e një ekipi të fortë dhe konkurrues në skenën e futbollit.

Pas përfundimit të ndeshjes, në nisje të festimeve në qytet, kreu i bashkisë Gledian Llatja falenderoi ekipin për këtë fitore, ndërsa shtoi se “ është një sukses i të gjithë qytetit, është një investim që nis nga bashkia e Elbasanit, por me dashamirësinë e të gjithë qytetit dhe me mbështetjen e bizneseve.

Sot kemi arritur të jemi kampion. Është një festë në Elbasan, ndaj synimi ynë është që të vazhdojmë sukseset, të vazhdojmë punët e mira me ekipin bashkë me qytetin tonë”, tha ai.

Advertisement

Kjo fitore është një kapitull i ri në historinë e futbollit elbasanas si edhe frymëzon gjeneratat e ardhshme për të ndjekur ëndrrën e tyre në sport.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy