Arrestimet e SPAK/ GJKKO cakton datën, ja kur do të merren në pytetje Erzen Breçani dhe tre të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestimet e SPAK/ GJKKO cakton datën, ja kur do të merren në pytetje Erzen Breçani dhe tre të tjerë

Ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçan pritet të dalë të enjten para Gjykatës së Posaçme, për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. Së bashku me të do të merren në pyetje edhe personat e tjerë të arrestuar nga po i njëjti operacion, shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe oficerja e kufirit Jonida Babameto, të arrestuar për trafik droge e grup kriminal.

 

Seanca do të nis në ora 09:30.

 

Advertisement

Ndaj këtij grupi janë ngritur akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, etj.  SPAK shton se pjesëtarë të grupit kriminal, janë përgjegjës për 4 tentativa për trafikun e mbi 900 kg kokainë e marijuanë në vende të ndryshme të Evropës. Ndërsa paratë e fituara nga veprimtaria kriminale më pas i pastronin në Shqipëri.

 

Hetimet theksojnë se efektivi i arrestuar, Dedan Gjoni, akuzohet jo vetëm si i përfshirë në trafikun e drogës, por edhe se ka ndihmuar grupin kriminal për të vrarë dy vëllezër për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Kjo vrasje mbeti në tentativë.

 

Advertisement

Ndërkohë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili u arrestua në afërsi të stadiumit “Air Albania”, akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash. Djali i tij i ka shpëtuar arrestimit pasi ndodhet jashtë Shqipërisë, i cili përballet gjithashtu me akuza të rënda. Një nga emrat më të përfolur i cili është gjithashtu në kërkim është Ervin Mata, i përfshirë në masakrën në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy