Arrestimi i Lefter Kokës/ Reagon LSI: Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestimi i Lefter Kokës/ Reagon LSI: Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, ditën e sotme.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thotë se është shumë vonë dhe pa asnjë vlerë për të falenderuar SPAK. Ai thekson se LSI do te zbardhë të plotë dhe deri ne fund këtë aferë para popullit shqiptar.

 

Advertisement

“Shume vone,hipokrite dhe pa asnje vlere per te falenderuar Spakun. Denoncimet dhe faktet atje kane qene prej shume kohesh, por mosveprimi ka qene i qellimshem dhe me regji. Banda e aferes se incineratoreve nuk duhej te prekej para zgjedhjeve sepse ajo do te blinte dhjetera mijera vota te LSI per llogari te Rilindjes ne Durres,Tirane, Elbasan, Fier, Berat etj .

 

Ne krye te bandes eshte vete Edi Rama dhe Kryetaret e Bashkive e Ministrat ende ne detyre. Banda e icineratoreve e detyroi edhe Lulzim Bashen qe te mos pranonte asnje anetar nga Lsi ne Komisionin Hetimor parlamentar. LSI do te zbardhe te plote dhe deri ne fund kete afere para popullit shqiptar. Shqiptaret nuk duan drejtesi me regji, por drejtesi te vertete dhe ne kohen e duhur”, shkruan Vasili.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy