Arrestohen bixhozxhinjtë në Mirditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohen bixhozxhinjtë në Mirditë

Tre persona janë arrestuar në Mirditë këtë të premte, ndërsa 23 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në aksionin e zhvilluar në orën 1 pas mesnate në ambientet e një lokali, janë gjetur një sallë kompjuterësh e tavolinë pokeri, në të cilat u kapën në flagrancë mbi 25 persona të moshave të ndryshme, që po zhvillonin lojëra të paligjshme.

Të  arrestuarit e operacionit të koduar “Poker” janë pronari i lokalit Nikolin Prenga, 46 vjeç dhe  njëri nga punonjësit, Marjo Tusha 21 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim drogë”;

Në pranga përfundoi edhe klienti 21 vjeçar Xhesjan Senaj, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, ku nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e dyshuar kanabis sativa.

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një tavolinë pokeri, çipsa, dy kompjuterë dhe dy aparate celular.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy