Arrestohen trafikantët e drogës/ Goditet grupi kriminal që shiste kokainë, heroinë dhe kanabis në Lushnjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohen trafikantët e drogës/ Goditet grupi kriminal që shiste kokainë, heroinë dhe kanabis në Lushnjë

Policia e Fierit ka goditur një grup kriminal, që kishte përshtatur një lokal në një vend të fshehtë për shitje dhe përdorim të drogave të forta si heroinë, kokainë dhe kanabis.

 

Gjatë operacionit të koduar “Unik” u arrestua Klejdi Çela dhe Zhanri Hajdari Gjini, ndërsa u shpallën në kërkim Marsel Korreshi dhe Selim Koçi.

 

Advertisement

Nga provat e mbledhura gjatë hetimit disa mujor, rezultoi se ata e shisnin drogën në një lokal në Lushnjë, i cili administrohej nga Klejdi Çela.

 

Gjatë kontrollit u gjetën 120 gram kokainë, 39 gram heroinë si dhe dhjetëra doza kanabis. Agjentët sekuestruan edhe 9 celularë, një automjet dhe një shumë parash.

 

Advertisement

Gjithashtu, lokali ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u bllokua nga Policia.

 

Personat e arrestuar dhe ata në kërkim akuzohen për “Prodhim dhe shitje te narkotikëve”, “Përshtatje të lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitje për përdorimin e narkotikëve”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy