Arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë, përdorte fotot e një shtetase tjetër dhe fëmijës së saj në rrjetet sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë, përdorte fotot e një shtetase tjetër dhe fëmijës së saj në rrjetet sociale

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një 37 vjeçare në Tiranë e cila përdorte të dhënat e një shtetase tjetër dhe fëmijës së saj të mitur.

 

37-vjeçarja i kishte përdorur fotot dhe emrin e shtetases tjetër për një kohë të gjatë duke shpërndarë pastime ofenduese dhe kërcënuese.

 

Advertisement

Rasti i saj do të ndiqet nga Prokuroria për veprën penale, ‘Falsifikim Kompjuterik’.

 

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik.

Advertisement

Përdorte të dhënat e një shtetaseje tjetër, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, vihet në pranga 37-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik të DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja M. K., se një person i paidentifikuar hapte llogari në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj personale dhe të fëmijës së saj të mitur, si dhe shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj, në mënyrë të vazhdueshme, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Account” u ndalua, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”, shtetasja:

– A. K., 37 vjeçe, banues në Tiranë.

Advertisement

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se kjo shtetase ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e shtetases M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, në të cilat shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj shtetases M. K.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy