Vidhte karta bankare dhe i përdorte për blerje telefonash, arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vidhte karta bankare dhe i përdorte për blerje telefonash, arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë

Policia ka goditur një veprimtari kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

 

Një 33-vjeçare me iniciale J.M. është arrestuar  ndërsa bashkëpunëtorja e saj është vënë nën hetim pasi akuzohen se përdornin të dhëna kartash bankare të dyshuara se janë hakuar nga shtetas të huaj për të blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

 

Advertisement

Gjatë operacionit të koduar “Porosia” blutë kanë gjetur dhe sekuestruar dy celularë “Iphone”, karta të ndryshme dhe dokumente dhe fatura të ndryshme bankare.

 

“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim”, njofton policia.

 

Advertisement

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy