Arrestohet edukatorja/ Prokuroria kërkon arrest me burg, qytetarët dalin në protestë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet edukatorja/ Prokuroria kërkon arrest me burg, qytetarët dalin në protestë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për edukatoren Majlinda Dehima, e cila në datën 1 nëntor i theu këmbën fëmijës 3-vjeç në kopësht.

 

Ngjarja u bë publik në media ndërsa pas hetimeve, edukatorja është vënë në pranga. Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”.

 

Advertisement

“Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për shtetasen M.D. për Veprën Penale ‘Keqtrajtim i të miturit’

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim M. D., për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, të parashikuar nga neni 124/b/1 i K.Penal”, njofton prokuroria.

 

Advertisement

Ndërkohë që për rastin konkret, prindër, fëmijë e të moshuar kanë dalë para Ministrisë së Arsimit për të protestuar.

 

Qytetarët e shumtë kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet private, si edhe shtim të stafit punonjës në institucionet shtetërore.

 

Advertisement

Një prej protestueseve u shpreh se në këto kopshte edukatoret nuk janë të përgatitura dhe nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për t’u kujdesur për të vegjlit në këto ambiente.

 

Jam shumë e indinjuar për atë që i ndodhi fëmijës. Prokuroria duhet ta fusë brenda edukatoren. Nuk mund të punohet pa licencë në mes të Tiranës. Ku janë organet kompetente? Duhet patjetër kontrolle në kopshte dhe çerdhet private. Këtë të shohë ministria. Këtu fillon edukimi dhe prandaj bëhet çdo gjë. Merren edukatoret dhe nuk dihet përgatitja ose profili i tyre. I kam bredhur me radhë çerdhet, të gjitha thonë se nuk kanë diploma për këtë punë.

 

Advertisement

Këtë të bëjë ministrja, le të rregullojë këtë problematikë për brezin e vogël. Kontrolli duhet të nisë nga shteti. 40 fëmijë janë në shtet për 2 edukatore në shtet. Ato janë heroina, por është e pamundur. Po pranojmë këta emigrantët, po këta të vegjlit tanë?”-u shprehën protestuesit mes të tjerash.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy