Arrestohet hajduti i banesave në Shijak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet hajduti i banesave në Shijak

Një 25-vjeçar, i dyshuar për disa vjedhje të ndodhura në Shijak, ra në prangat e policisë.

 

I riu u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetases D. N., bizhuteri floriri.

 

Advertisement

Ai rezultoi autor i pesë vjedhjeve të ndodhura më parë në Shijak, kryesisht në banesa ose në automjete, duke marë sende me vlerë ose vlera monetare.

 

25-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy