Bëni Like Struga.info në Facebook


Arrestohet mësuesi në Tepelenë/ Akuzohet për ngacmim seksual të dy nxënëseve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet mësuesi në Tepelenë/ Akuzohet për ngacmim seksual të dy nxënëseve

Mësuesi i edukimit fizik, Kleanth Laçi që u dhunua pak ditë më parë, u arrestua nga policia e Tepelenës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura.

 

59-vjeçari akuzohet për veprat penale “ngacmimi seksual” dhe “kallëzimi i rremë”. ndërkohë u prangos po ashtu për “plagosje të lehtë me dashje” dhe “vetëgjyqësi” edhe 29-vjeçari që e sulmoi fizikisht mësuesin e fizkulturës.

 

Advertisement

Nga hetimet rezultoi se i riu ishte vëllai i njërës nga vajzat e mitura që kishte rënë pre e ngacmimit seksual. Nxënësja e kishte njoftuar vetë për rastin të vëllamë, i cili ishte në emigracion. Për këtë arsye ai u kthye në Tepelenë dhe dhunoi fizikisht mësuesin Kleanth Laçi së bashku me dy persona të tjerë.

 

Ndërkohë 59-vjeçari deklaroi para hetuesve fillimisht se nuk i njihte agresorët. Por pas dëshmisë që bëri 29-vjeçari i cili u paraqit vetë në polici, mësuesi tha se kishte njohje më familjen e tij dhe se gjithë akuza ishte një sajesë.

 

Advertisement

Për ngjarjen reagoi edhe ministria e Arsimit, e cila vendosi të pezullojë nga puna 59-vjeçarin Kleanth Laçi deri në përfundimin e hetimeve.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Evis Kushi njoftoi gjithashtu se nëse akuza vërtetohet mësuesi do të përjashtohet përjetësisht nga institucionet e arsimit.

 

Advertisement

EVIS KUSHI

 

MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT

 

Advertisement

“Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.”

 

Sipas ministres, për të evituar këto raste shumë shpejt një nen i ri do të përfshihet në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, me qëllim që askush që cenon shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve të mos punojë në institucionet arsimore.

 

Advertisement

Sulmi ndaj mësuesit të fizkulturës ndodhi ditën e hënë në vendin e quajtur “Zona Industriale” në Tepelenë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy