Arsenali i armëve në Tiranë/ Gjykata shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arsenali i armëve në Tiranë/ Gjykata shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj emrit të njohur për drejtësinë Fatjon Murati, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

 

Fatjon Murati ishte nën hetim për veprën penale Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të cilën Gjykata e Tiranës e ka rrëzuar duke e akuzuar vetëm për “moskallëzim krimi”.

 

Advertisement

Fatjon Murati u përfshi në këtë çështje pas një operacioni policor në Tiranë, ku u zbuluar një bazë me arsenal armësh.

 

Nga ana tjetër, emri i Fatjon Muratit u vë sërish në qendër të vëmendjes pas atentatit që u bë në lokalin e tij në “Don Bosko”,  mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare, Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona.

 

Advertisement

Gjtihashtu, Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy