Asambleja e PS, Rama paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asambleja e PS, Rama paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar

Ndryshimet në kabinetin e qeverisë “Rama 3” do të jenë kryefjalë e Asamblese së Partisë Socialiste, që pritet të mbahet pasditen e kësaj të hënë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili thekson se do të propozojë ndryshime në radhët e kabinetit qeveritar.

 

Kryesocialisti, Rama ka njoftuar se fjala e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, do të mbahet në orën 17:00.

 

Advertisement

“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan ai.

 

Më herët, kryesocialisti mohoi lajmet se shtatori e gjen PS me ndryshime në strukturat e saj, duke i konsideruar si thashetheme vere.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy