Asfaltohen rrugët e fshatrave, Veliaj: Do ndërhyjmë në 100 segmente rurale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asfaltohen rrugët e fshatrave, Veliaj: Do ndërhyjmë në 100 segmente rurale

Këtë vit janë planifikuar të asfaltohen 100 rrugë rurale në Tiranë. Erion Veliaj inspektoi  punimet për asfaltimin e rrugës “Ura Domje -Lagjia Tagan”, segment rrugor nga rreth-rrotullimi i Mulletit deri te ura në fshatin Qeha.

“Këtë vit kemi planifikuar rreth 100 rrugë rurale – rrugë, rrugica, shtigje, ura. Por, nuk i shoh si 100 projekte asfalti, i shoh si 100 mundësi, 100 lidhje, 100 miqësi, 100 tregti, 100 shoqëri, 100 potenciale për të bërë më mirë. Një rrugë është jo vetëm një zhvendosje logjistike nga A në B, por është edhe një vajtje në fshat, edhe një vajtje në spital, është edhe një vajtje në universitet, është edhe një vajtje në treg”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës falënderoi banorët e zonës për mirëkuptimin gjatë punimeve për rrugën e re.

“Në fund fjalët i merr era, puna do mbetet, puna do flasë më shumë se çdo fjalim tjetër për atë që ka bërë kjo administratë e për mënyrën se si mund ta çojmë Tiranën përpara vetëm me punë e më mëngë të përveshura, duke inkurajuar njëri-tjetrin që të ecim, e jo duke vënë stërkëmbesha e duke gjetur qime tek syri tjetrit. Megjithatë, ca kishim për të thënë për kundërshtarët i thamë me një fitore të jashtëzakonshme. Duhet të vazhdojmë betejën e përditshme, duhet ta fitojmë përditë besimin e njerëzve”, tha kryebashkiaku.

Advertisement

Gjithashtu Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e banorëve për mirëmbajtjen e  rrugës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy