Asgjësohen 285 bimë kanabis në Milot, në pranga 28-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asgjësohen 285 bimë kanabis në Milot, në pranga 28-vjeçari

Një tjetër rast i kultivimit të lëndëve narkotike është evidentuar nga kontrollet me dronë. Raportohet se në zonat pyjore të fshatit Gallatë, në Milot, janë asgjësuar 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

“Gjatë këtij operacioni, përmes përdorimit të dronit, në një zonë pyjore të fshatit Gallatë, njësia administrative Milot, u konstatuan të kultivuara 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u asgjësuan me anë të djegies”, njofton policia.      

 

Advertisement

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i dyshuar si kultivues i tyre. Ndërkohë, kryetari i fshatit është proceduar për shpërdorim detyre.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy