Asnjë gjurmë mbi fatin e dy të zhdukurve në Sarandë, pistat kryesore të hetimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asnjë gjurmë mbi fatin e dy të zhdukurve në Sarandë, pistat kryesore të hetimit

Asnjë gjurmë mbi fatin e dy të zhdukurve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, të cilët prej 20 ditësh kanë humbur çdo kontakt me familjarët.

 

Policia e Sarandës dhe e Vlorës ende nuk ka një përgjigje mbi fatin e dy personave të zhdukur, ndërkohë që këtë të hënë kanë nisur sërish kërkimet për trupat e tyre, pasi dyshohet se janë vrarë.

 

Advertisement

Konkretisht, pas kërkimeve në fshatin Vrinë, policia ka nisur kërkimet edhe në tre fshatra të tjerë, Shëndëlli, Mursi dhe Xarrë. Në këto kërkime janë përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Vlorës. Hetuesit kanë dyshime se pas vrasjes, dy shokët janë groposur në një nga këto zona nga persona ende të paidentifikuar.

 

Deri më tani në polici janë marrë në pyetje rreth 20 persona. Këta të fundit janë me precedent penal gjatë viteve të fundit. Më pas ata janë lënë të lirë, pasi blutë nuk kanë prova për të vërtetuar nëse ndonjëri prej tyre është i përfshirë në misterin e zhdukjes së Thodhorit dhe Sulovarit. Nga ana tjetër mësohet se policia disa prej të shoqëruarve u ka mbajtur aparatet celularë për ekspertizë. Në vijim pritet të merren në pyetje edhe të dyshuar të tjerë, që nuk janë gjetur në banesa.

 

Advertisement

Pista e parë e ngritur nga policia është e shkuara kriminale e dy shokëve. Por një tjetër pistë është edhe për shkak të një prone që Leonard Thodhori ka shitur tek disa persona të tjerë. Ka dyshime që pas negociatave, palët të kenë patur përplasje për shumat e parave dhe Thodhori bashkë me shokun e tij Sulovari të kenë dalë për tu sqaruar. Dyshohet se ata mund të jenë vrarë e më pas zhdukur për shkak të përplasjeve për këtë pronë, dyshime që ende nuk kanë prova të mjaftueshme nga ana e policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy