Atentati ndaj policëve në Vlorë/ Shoqërohen 10 persona, dy pistat e hetimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati ndaj policëve në Vlorë/ Shoqërohen 10 persona, dy pistat e hetimit

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë. Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 19:40 të kësaj të premte ku në shënjestër të sulmit ishin dy efektivë policie. Sipas të dhënave, një mjet tip Volksvagen ka qëlluar në drejtim të makinës tip Audi me të cilin po udhëtonin dy policët.

 

Dy efektivët janë identifikuar si Anxhelo Breshani, polic i patrullës së Vlorës dhe Nako Mehmetajt efektiv kufitar në Sarandë. Ndaj tyre është qëlluar me 5 plumba ku fatmirësisht nuk kanë prekur asnjë prej tyre.

 

Advertisement

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Partizani në një zonë të populluar, por kjo nuk i ka penguar autorët që të qëllonin ndaj mjetit të efektivëve.
Policia ka rrethuar zonën ku po punon për kapjen e autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

 

Hetimet paraprake janë shtrirë në dy pista, sulm për shkak të detyrës por edhe të ndonjë konflikti të mundshëm që mund të kenë patur dy kolegët kohët e fundit.

 

Advertisement

Në policinë e Vlorës janë shoqëruar 10 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjes, ndërkohë në deklaratën paraprake dy efektivët kanë mohuar që të kenë probleme me persona të tjerë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy