“Ata që nuk e justifikojnë dot pasurinë të shkojnë në burg”/ Rama: Gati të shkoj në SPAK e të tregoj gjithçka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ata që nuk e justifikojnë dot pasurinë të shkojnë në burg”/ Rama: Gati të shkoj në SPAK e të tregoj gjithçka

Kryeministri Rama ka përsëritur sërish thirrjen e tij që SPAK të hetojë më thellë për çështjet e rënda të korrupsionit.

 

Rama u shpreh i gatshëm për të shkuar në SPAK nëse prokurorët kanë ndonjë ndërhyrje në memorie.

 

Advertisement

“Meqë këta nuk flasin nuk na mbështesim, ne po bëjmë normën duke kapur arka me peshk, diçka nuk shkon. Kuçedra e korrupsionit do goditur në kokë. Nëse janë të gatshëm të dinë ku është koka, unë jam gati të shkoj që nesër t’ua them prokurorëve të SPAK. Që nesër jam gati të shkoj atje dhe të vë në dispozicion njohjen time si person i interesuar nëse kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje në memorie dhe e dyta, shumë mirë gjëja e duhur që një person me pushtet politik konsiderohet në shkelje, për shkak se familjarë përfitojnë shumë që në pamje të parë justifikohen”, tha Rama.

 

Për sa u përket prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar Rama u shpreh se duhet të justifikojnë pasurinë, në rast të kundër duhet që SPAK të ndërmarrë veprime ndaj tyre.

 

Advertisement

“Ata që nuk e justifikojnë dot tek SPAK pasurinë duhet të shkojnë në burg. Ata që nuk kanë bërë drejtësi dhe kanë qenë në një marrëdhënie mëkati përmament mëkati. Këta gjykatës e prokuror duhet të jenë të kryqëzuar. Se kanë nxjerr të poshtëruara gra e nëna që kriminelët më mostra u kanë marrë jetën. Këta i nxirrnin në shëtitje nga salla e gjyqit. SPAK bën mirë të vërë në rendin e ditës këto. Drejtësia e re do të shkruhet vetëm kur godet në 360 gradë. Në të gjitha pjesët e gradëve. Në PS e kanë gjetur hapur derën. Nuk i ka penguar askush.” shtoi Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy