
Të arrestuarit për atentatin e dështuar në Elbasan kanë dhënë dëshmitë e tyre para hetuesve. Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen e parandaluar. Në mjetin tip “BMV” u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara që i përkisnin 53-vjeçarit Arben Spahiu.
Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka një dijeni lidhur më këto dokumente. Në dëshminë e tij Spahiu ka shtuar se provat e gjetura mund të jenë lënë nga dikush me qëllim dashakeqës ndaj tij.
Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit që po punon për faktimin e lidhjes së të arrestuarve me Erion Alibej. Ky i fundit po vuan dënimin për një tjetër ngjarje. Alibej dyshohet se është urdhëruesi i atenatit të dështuar. Sipas hetimeve objektivi ishte Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit. Shkak për këtë janë prishja e pazareve të drogës.